Sot, Zyra e Avokatit të Popullit dhe Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Memorandumin i bashkëpunimit është nënshkruar nga z. Naser Ziberi, Avokat i Popullit si dhe z. Eran Kurtish, drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve.
Me këtë Memorandum rregullohet mënyra e bashkëpunimit ndërmjet Avokatit të Popullit dhe Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta, për hir të qëllimi të përcaktuar më parë – promovimi i bashkëpunimit në kuadër të parimit të barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi.
Institucionet obligohen të punojnë së bashku në fushën e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Ligjin për të Drejtat e Komuniteteve, të cilët janë më pak se 20% nga popullata në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
