KOMUNITETI ROM NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Romët si komb dikur ishin një popull nomad, paraardhësit e të cilëve u larguan nga India veriperëndimore në fillim të shekullit të 11-të dhe më pas u kapën dhe u shitën në Azinë e Vogël, përpara se të shpërndaheshin në të gjithë Europën dhe në pjesën tjetër të botës.

Sot, romët kanë pothuajse një mijë vjet histori dhe një gjuhë të përbashkët, e cila rrjedh nga sanskritishtja. Në mesin e shekullit të 20-të u themelua gjuha rome, për të cilën vetë romët thonë: “Gjuha është atdheu ynë dhe falë asaj gjuhe jemi këto që jemi sot”.

Sot, ka rreth 18 milionë romë në mbarë botën, nga të cilët 10 milionë janë të shpërndarë në Europë dhe përfaqësojnë pakicën më të madhe në Europë dhe ka afërsisht po aq folës të gjuhës rome.

Në Londër në vitin 1971 u mbajt kongresi i parë i romëve. Me këtë rast, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpalli 8 Prillin si Ditën Botërore të Romëve. Në këtë ditë u vendos që emri i vetëm për atë popull të ishte ROMA, flamuri u adoptua në një kombinim kaltër-jeshile me një rrotë karroce në mes dhe kënga “Gjelem Gjelem” u shpall himni i romëve.

Pavarësisht persekutimeve të shumta, vrasjeve masive dhe margjinalizimit të shoqërisë, romët arritën të ruajnë të gjitha tiparet dhe traditat e tyre deri më sot.

Romët u vendosën në Republikën e Maqedonisë së Veriut rreth shekullit të 14-të, kryesisht gjatë periudhës së pushtimit turk kur romët punonin si shërbëtorë të gjeneralëve turq.

Rreth 96% e popullsisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë në qytete. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2002, në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë rreth 53.879 romë ose 2,66% e popullsisë së përgjithshme, edhe pse ata besojnë se numri i tyre real është shumë më i madh.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2001, romët njihen si popull, ata kanë një komunë të banuar më së shumti me popullatë rome, në të cilën kanë kryetar komune rom dhe përveç nivelit lokal, edhe marrin pjesë në organet ekzekutive dhe legjislative me përfaqësuesit e tyre.

Një nga dokumentet më të rëndësishme të destinuara për romët është iniciativa ndërkombëtare e quajtur “Dekada për përfshirjen e romëve 2005-2015” dhe Strategjia për romët e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Është fakt historik se vetëm në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për ministër është emëruar një rom, i cili është edhe Koordinator Nacional i Dekadës dhe Strategjisë për Romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

ispean.zivot-1
stari nosii so marama -parlanti