U shënua 10 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut „Dallimet na afrojnë“
Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, organizoi një manifestim të veçantë multikulturor me titull „Diversitetet na afrojnë“.
Manifestimi u mbajt në Qendrën Kulturore Informative në Shkup (Salloni 1919), i pasuruar me një program kulturor-artistik, në të cilin morën pjesë përfaqësues të të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të drejtat e njeriut janë themeli i shoqërisë sonë. Ato nuk janë vetëm një koncept, por një përgjegjësi reale për të gjithë ne, sepse na mundësojnë të jetojmë në paqe, bashkëpunim dhe harmoni. Maqedonia është një vend që krenohet me multikulturalizmin e saj, i cili përfaqëson një urë që lidh të gjitha komunitetet drejt një qëllimi të përbashkët – krijimin e një shoqërie ku secili do të ndihet i vlerësuar dhe i mbrojtur.
Komuniteti shqiptar u përfaqësua nga artistja e re Elma Emrullai, komuniteti turk nga SHKA „Jeni Jol“, komuniteti rom nga shkrimtaret Mirdita dhe Dijana Saliu, komuniteti serb nga SHKA „Srpski Vez“, komuniteti boshnjak nga SHKA „Liljan“, komuniteti vllah nga grupi i njohur muzikor „Bona Dea“, ndërsa popullin maqedonas e përfaqësoi solistja e njohur Lidija Koçovska.
Në manifestim morën pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarë të korit diplomatik në vend:
- Zëvendësministri për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve, z. Nexhdet Mustafa;
- Ambasadorja e Republikës së Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.S. znj. Nevena Jovanoviq;
- Ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Sh.S. znj. Nives Tiganj;
- Zëvendësi i Ambasadorit të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- Përfaqësues të Misionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut;
- Përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Umer El Hastib;
- Përfaqësuesi i Ambasadës së Turqisë në Shkup, z. Xhunejt Talha Ozdilek;
- Drejtori i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit të Komuniteteve, z. Miroslav Triçkoviq;
- Drejtori i Drejtorisë për Afirmimin dhe Avancimin e Kulturës së Pjesëtarëve të Komuniteteve, z. Ismail Demiroviq;
- Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, z. Arsim Idrizi.
Në fund, përcollëm një mesazh për të gjithë se vetëm përmes punës së përbashkët dhe respektit të ndërsjellë mund të ndërtojmë shoqërinë që synojmë. Një shoqëri ku çdo njeri, pavarësisht kombësisë, fesë apo përkatësisë së tij, do të ketë mundësi t’i realizojë të drejtat dhe potencialet e veta.