AGJENCIA PËR REALIZIMIN
E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE

Dallimet na afrojnë – 2025

Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve dje, në Kinotekën e Maqedonisë, shënoi 10 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me një manifestim solemn multikulturor.

Drejtori i Agjencisë, Dalibor Kitanoviq, iu drejtua të gjithë të pranishmëve dhe shprehu mirënjohje të sinqertë për publikun dhe pjesëmarrësit. Barazia, dinjiteti, respekti dhe pasuria e diversitetit ndërtojnë të ardhmen e përbashkët të të gjitha komuniteteve në vend.

„Marrëdhëniet bazohen në katër parime: respekti, mirëkuptimi, pranimi dhe vlerësimi.“

Ne i përqafuam këto parime dhe të gjithë shijuam këtë mbrëmje. Gjuha ishte e ndryshme, por qeshëm njësoj.

Falënderime të veçanta për pjesëmarrësit, ndër të cilët ishin: Dragan Spasov – Dac dhe Aleksandar Mitevski, SHKA „Liljan“, SHKA „Srpski Vez“ – Kumanovë, SHKA „Jeni Jol“, Ljupço Taskov – Xhujapi, SHKA „Bajram Shabani“ dhe Ansambli i Valleve dhe Këngëve Rome „Rushid Shaqir“.

Përmes interpretimeve të tyre, ata prezantuan larminë kulturore të komuniteteve dhe rëndësinë e bashkimit, duke ndërtuar ura të respektit të ndërsjellë.

Agjencia u ndau pjesëmarrësve mirënjohje, ndërsa në përfundim të kësaj mbrëmjeje të rëndësishme, së bashku shijuam një koktej modest, gjatë të cilit ndamë idetë tona për një të ardhme edhe më të bukur.