AGJENCIA PËR REALIZIMIN
E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE

Drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, mori pjesë në pritjen solemne me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë

Drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 29 Tetorit – Ditës së Republikës së Turqisë, si i ftuar i ambasadorit, Sh.T. z. Alper Aktaş.

Në pritje morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik, institucioneve dhe jetës publike, si dhe të ftuar të tjerë, duke shënuar kështu këtë festë të rëndësishme kombëtare të Republikës së Turqisë.

Ngjarje të tilla përbëjnë një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe për riafirmimin e përkushtimit të përbashkët ndaj avancimit të të drejtave dhe pozitës së komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirjes së tij të barabartë dhe rolit aktiv në jetën shoqërore.