Në kuadër të vizitës së punës në Komunën e Staro Nagoriçanit, vizituam edhe Shkollën Fillore Komunale „Svetozar Markoviq“, ku zhvillova një takim me drejtoreshën e shkollës, znj. Stojna Arsovska Donevska.
Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve ka vendosur një bashkëpunim të mirë me këtë shkollë, e cila ishte përfshirë edhe në hulumtimin tonë të realizuar gjatë këtij viti në fushën e arsimit, me titull „Vlerësimi i nevojave dhe prioriteteve zhvillimore të shkollave si bazë për avancimin e multikulturalizmit dhe mundësive të barabarta në arsim“.
Gjatë takimit diskutuam për rëndësinë e arsimit në ndërtimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe multikulturor, si dhe për nevojën e krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Shkollat kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm në kultivimin e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit të dallimeve. Prandaj, mbështetja e institucioneve arsimore dhe avancimi i kapaciteteve të tyre mbeten pjesë e rëndësishme e punës sonë.

