AGJENCIA PËR REALIZIMIN
E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE

Qasje e lirë në informacione

E drejta për qasje në informacione me karakter publik

Ligji për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik mundëson qasjen në informacionet me karakter publik që janë krijuar nga Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve ose me të cilat ajo disponon.

Si mund të parashtrohet kërkesa?

Kërkuesi mund të kërkojë qasje në informacione gojarisht, me shkrim ose në formë elektronike. Kërkesa e parashtruar në mënyrë elektronike konsiderohet kërkesë e parashtruar me shkrim.

Drejtpërdrejt në arkiv Kërkesa mund të parashtrohet drejtpërdrejt në arkivin e Agjencisë.
Përmes postës Rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati 1, 1000 Shkup.
Në formë elektronike Përmes postës elektronike: contact@aopz.gov.mk.

Informacione të rëndësishme për kërkuesit

  • Kërkesa mund të parashtrohet në formularin e përcaktuar ose në një fletë të zakonshme letre.
  • Në kërkesë duhet të theksohet se bëhet fjalë për kërkesë në përputhje me Ligjin për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik.
  • Kërkuesi nuk është i detyruar ta arsyetojë kërkesën.
  • Nëse kërkesa parashtrohet përmes një përfaqësuesi të autorizuar, duhet të bashkëngjitet autorizimi i rregullt.
Personi zyrtar për ndërmjetësim me informacione
Personi zyrtar Melahat Alievska
Telefoni 02/3253-970
Posta elektronike melahat.ali@aopz.gov.mk

Publikimi i informacioneve në përputhje me nenin 10

Në përputhje me nenin 10 të Ligjit, poseduesit e informacioneve janë të detyruar të publikojnë në faqet e tyre të internetit informacione që lidhen me kompetencat e tyre, të dhënat e kontaktit, programet, planet, buxhetet, raportet, prokurimet publike, shërbimet, aktet dhe informacione të tjera që rrjedhin nga veprimtaria e tyre.

Për të gjitha pyetjet që lidhen me realizimin e së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, kërkuesit mund t’i drejtohen personit zyrtar për ndërmjetësim me informacione.