Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve vazhdon me vizitat në terren në mbarë Maqedoninë.
Sot realizuam një vizitë pune në Komunën e Staro Nagoriçanit, komunë në pjesën verilindore të vendit, me qëllim që të njihemi drejtpërdrejt me gjendjen, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet më pak të numërta në nivel lokal.
Në kuadër të vizitës, drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Staro Nagoriçanit, z. Miroslav Sllavkovski, i cili e informoi për projektet aktuale komunale, planet e ardhshme zhvillimore, si dhe për sfidat me të cilat përballen komunitetet më pak të numërta që jetojnë në këtë komunë.
Gjatë takimit, së bashku me përfaqësues të administratës komunale dhe të komuniteteve më pak të numërta, diskutuam për rolin dhe kompetencat e Agjencisë, aktivitetet e saj aktuale dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale.
Si një hap konkret drejt thellimit të bashkëpunimit institucional, u arrit një marrëveshje parimore për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Komunës së Staro Nagoriçanit, si dhe për inicimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që synojnë përmirësimin e pozitës dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve më pak të numërta.
Qëllimi ynë është që përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, partneritetit dhe aktiviteteve konkrete të kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira për të gjitha komunitetet, sepse avancimi i pozitës së tyre nënkupton edhe një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët e komunës.
Agjencia mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të një bashkëpunimi të fuqishëm me njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe përmbushjes së vazhdueshme të misionit të saj – avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve më pak të numërta.

