AGJENCIA PËR REALIZIMIN
E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE

Përfaqësuesit e ADRK-së morën pjesë në punëtorinë konsultative për mbështetjen financiare shtetërore të organizatave të shoqërisë civile

Me ftesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tre përfaqësues të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve (ADRK) morën pjesë në një punëtori konsultative kushtuar strukturës dhe zgjidhjeve kryesore rregullatore të Rregullores së ardhshme për mbështetjen financiare shtetërore të organizatave të shoqërisë civile.

Punëtoria u mbajt në kuadër të projektit „Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut“, i financuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim që të kontribuojë në krijimin e një sistemi transparent, efikas dhe të qëndrueshëm për mbështetjen financiare të sektorit civil.

Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve vazhdon të marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset e hartimit të politikave dhe të avancimit të bashkëpunimit institucional, në interes të zhvillimit dhe fuqizimit të shoqërisë civile.