Sot, Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve (ADRK) e vizitoi një delegacion i Komunës së Demir Kapisë, i udhëhequr nga kryetarja e komunës, znj. Natalija Dimitrievska.
Vizita paraqet një mundësi për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Agjencisë dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, në drejtim të avancimit të të drejtave të komuniteteve.

